ZTE prezanton telefonin e parë që paloset Lexo me shume:

0
273
Loading...

Image result for ZTE  tel 2017

ZTE ka prezantuar zyrtarisht telefonin e tij të parë që paloset Axon M vjen me dy ekrane me madhësi të plotë. Për fat të keq, nuk bëhet fjalë për një telefon fleksibil të palosshëm sikurse kemi pritur të gjithë. Ana e përparme e ekranit të telefonit ZTE Axon M ka 5.2 inç me rezolucion 1080. Pajisja ka procesor Snapdragon 821, 4GB RAM dhe kamerë prej 20MP. Në anën e pasme ndodhet ekrani identik me 5.2 inç, dhe të dy ekranet mund të palosen dhe të krijojnë një ekran pothuajse të dimensioneve të tabletit. Dy ekranet e kombinuara ofrojnë ekran 6.75 inç me rezolucion 2160 x 1920p. ZTE Axon M aktualisht ofrohet në SHBA, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet të vijë edhe në Kinë, Japoni dhe Evropë.

Lexo me shume: http://rtv21.tv/zte-prezanton-telefonin-e-pare-qe-paloset/
© RTV21.tv

Komento:
Loading...