Zbuloni si sheqeri përshpejton shërimin e plagëve!

0
399

Sheqeri ndihmon në shërimin e plagëve kur e fërkojmë mbi to…

Në Afrikë, sheqeri mbi plagë, njihet si një formë tradicionale për trajtimin e tyre.

Kohët e fundit, metoda në fjalë po aplikohet (ende në fazë eksperimentale) në një spital britanik. Ideator i kësaj nisme ishte një infermier afrikan.

Studimi i Moses Murandu (infermierit), tregoi se sheqeri i kristalizuar vret bakteret që pengojnë shërimin e plagëve dhe shkaktojnë dhembje kronike.

Gjatë studimit 6-mujor në 21 pacientë, Murandu, përdori sheqer në plagët e hapura që u shkaktuan nga palëvizshmëria e trupit, në këmbë dhe gjymtyrë të prerë, kur plagët nuk shfaqnin asnjë përmirësim ndaj terapive konvencionale.

Sheqeri ka vetinë të tërheqë ujin që lejon rritjen e baktereve në plagë. Nuk shkakton dhembje, përkundrazi të çliron nga ato. /Faktoman

Komento:
Loading...