Zbulohet pse po ndotet ajri në Prishtinë

0
9
Loading...

Prishtina është kthyer në ndotës të ajrit pas uljes së temperaturave.

Një ndër shkaqet e ndotjes thuhet teë jetë ndryshimi i temperaturave dhe shtypjes në vend.

Prishtina vazhdon të jetë një ndër qytetet me ajrin më të ndotur.

Megjithatë, disa masa u morën, sikur ajo që ka të bëjë me ndalimin e shitjes së thëngjillit. Edhe importi i makinave më të vjetra se 10 vjet, u ndalua.

Por, ajri në Prishtinë, sipas një eksperti metereologjik, po ndotet për shkaqe tjera.

‘Faktori më kryesor është moti. Sipas metereologjisë janë dy faktorë që e shkaktojnë erën; ndryshimi i temeraturës dhe shtypjes së një vendi’, tha Tahirsylaj për Klan Kosovën.

Situata nuk do të ishte kështu nëse siç thotë Tahirsylaj shteti do të vepronte seriozisht.

‘Nuk është respektuar ligji i mjedisit, ligji i ajrit, ligjet për ujërat…’, shton ai.

Në komunë thonë se morën mësim nga më herët në lidhje me ndotjen.

Vendosja e një peme ekologjike në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ po konsiderohet si hapi i parë që do të pasohet me hapa tjerë.

Komento:
Loading...