Zbulohet e dashura e re e Leonardo Di Caprios

0
589

Ujku qimen e ndryshon, por zakonin s’e harron: kjo vlen edhe për “njeriun” e Wall Street, Leonardo Di Caprio, i cili sapo ka mbyllur marrëdhënien me Nina Agdal majin e shkuar, ka qëndruar shumë pak në vetmi.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2017/08/leo-1-1.jpgNë krah të tij, duket se është një tjetër partnere: quhet Lorena Rae, 23 vjeçe dhe ka lindur në Gjermani. Profesioni: modele, shenja të veçanta: shumë e bukur, pra, identikiti i përkryer i gruas ideale – dhe e vërtetë, duke parë kronikat – të aktorit amerikan.

Të dy frekuentohen që prej majit të shkuar, edhe pse menaxheri i aktorit konfirmon vetëm një miqësi mes të dyve.

Gjithsesi çifti është fotografuar në Mynih të Bavarisë, në Nju Jork dhe kohët e fundit janë parë në një jaht në Saint-Tropez, në Provena, ku Di Kaprio ka ndaluar të takojë edhe mikeshën, Kate Winslet.

 

Komento:
Loading...