Whatsapp vjen me këtë super risi që do ju bëjë dhe ju pjesë të saj!

0
15
Whatsapp vjen me këtë super risi që do ju bëjë dhe ju pjesë të saj!
Loading...

Një aplikacion “i zgjuar” i disponueshëm për telefonat Android do t’ju lejojë të shndërroni çdo fotografi në një sticker që pastaj mund të përdoret në WhatsApp.

Zbulimi u bë nga “The Next Web” por u zhvillua nga një ish pjesëtar i stafit, Sven van der Zee, i cili e ka bërë të disponueshme falas aplikacionin në  Google Play Store.

Aplikacioni, i quajtur “Stendw Studio” ju lejon të importoni një foto, të prisni një pjese të saj dhe ta shtoni atë në WhatsApp si një “sticker”

Por, ka dhe disa kufizime mbi to.

Ju duhet të krijoni të paktën tre stickers para se të eksportoni një paketë prej tyre në WhatsApp dhe ju jeni të kufizuar në 10 paketa sticker-ash me një maksimum prej 30 stickers per paketë.

Ekipi i dizenjatorëve të WhatsApp ka thënë se do të krijojë dhe vetë stickers-at e tij dhe lançimin e tyre për të dy përdoruesit, iOS dhe Android.

WhatsApp ka bërë të mundur që palët e treta të krijojnë paketat e tyre të stickerave në mënyrë që grafika e re të vazhdojë të rrokulliset. “Qoftë me një gotë çaji duke qeshur  ose një zemër të thyer, stickers-at ju ndihmojnë të ndani ndjenjat tuaja në një mënyrë që ju nuk mund ta  shprehni me fjalë” – shpjegoi WhatsApp në një postim në blog.

Për të përdorur stickers në një bisedë, thjesht prekni butonin e ri të sticker-it  dhe zgjidhni sticker-in që dëshironi të ndani.

Mund të shtosh paketa të reja të stickerave duke prekur ikonën plus.

WhatsApp thotë se është duke rishikuar përditësimin si për Android ashtu edhe për iOS gjatë javëve të ardhshme. Kështu që do t’ju duhet të siguroheni që të mbani një sy për këtë përditësim.

Komento:
Loading...