Viti i ri, shkolla nis në 11 shtator dhe përfundon në 14 qershor

0
181
Femije te klasave fillore, ne diten e pare te vitit te ri shkollor, per nxenesit e ciklit te ulet dhe atij te mesem, ne shkollen Misto Mame, ne Tirane.

Femije te klasave fillore, ne diten e pare te vitit te ri shkollor, per nxenesit e ciklit te ulet dhe atij te mesem, ne shkollen Misto Mame, ne Tirane.

Viti i ri shkollor do të nisë në datën 11 shtator dhe përfundon javën e parë të qershorit për shkollat 9-vjeçare, kurse për shkollat e mesme një javë më pas. Në bazë të udhëzimit nr 81 datë 23.02. 2017 të firmosur nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ai i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi përcaktohen edhe datat e fillimit dhe mbarimit të shkollës si dhe pushimet për arsimin parauniversitar duke përfshirë këtu edhe shkollat profesionale.

Arsimi bazë

Sa i përket arsimit bazë udhëzimi parashikon që mësimi të fillojë në datën 11 shtator 2017 dhe të përfundojë në 2 qershor 2018. Ndërkohë që pushimet fillojnë në 23 dhjetor dhe përfundojnë në 7 janar. Sa i përket provimeve kombëtare të lirimit, udhëzimi parashikon që ato të zhvillohen në periudhën 11- 30 qershor të vitit 2018.

Arsimi i Mesëm

Data e fillimit të arsimit të mesëm është e njëjtë me atë të arsimit bazë , ndërkohë që përfundimi i mësimeve për shkollat e mesme është parashikuar data 14 qershor. Për maturantët, viti shkollor fillon në 11 shtator dhe do të përfundojë në datën 31 maj 2018. Sa i përket pushimeve ato do të nisin në 23 qershor dhe përfundojnë në 7 janar. “Provimet e maturës Shtetërore për vitin shkollor 2017-2018 do të zhvillohen gjatë periudhës 1 deri ën 30 qershor” përcakton udhëzimi i Ministrisë së Arsimit.

Shkollat profesionale

Edhe për shkollat profesionale procesi mësimor do të nisë në 11 shtator dhe përfundojnë në 14 qershor 2018 për nxënësit e klasave të 10-ta për të gjitha strukturat, për nxënësit e klasave të 12-ta për strukturën 2+2 dhe për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta për strukturën bllok 4 vjeçare. Kurse data 31 maj 2018 do të jetë data e fundit e shkollës për nxënësit e klasave të 11 dhe të 12 (struktura 2+1+1) dhe për nxënësit e klasave të 11-ta struktura 2+2. Po kështu data 31 maj do të jetë edhe dita e fundit e shkollës për të gjithë nxënësit maturantë të shkollave profesionale.  Ndërkohë që edhe pushimet për këtë grup nxënësish janë po në të njëjtat data, nga 23 dhjetori deri në 7 janar.   Sa i përket provimeve për nxënësit e shkollave profesionale provimet  përfundimtare të nivelit të parë dhe të dytë zhvillohen në periudhën 4-15 qershor, provimet përfundimtare të nivelit të tretë zhvillohen nga 28 maji deri ën 1 qershor. Kurse matura shtetërore do të zhvillohet përgjatë datave datat 1-30 qershor.

Komento: