Vera më e shtrenjtë në botë kushton sa një apartament, dhe është hungareze

0
101
Loading...

Kur flitet për verëra të mira dhe të kushtueshme zakonisht mendja na shkon në vreshtat franceze ose në ato në Toskana të Italisë.

Por rekordi për shishen e verës më të kushtueshme tani shkon diku tjetër, në lindje.

Bëhet fjalë për Hungarinë, vendlindja e verës së famshme Tokaj, një emër aspak i panjohur për dashamirësit e pijes alkoolike.

Dëshmitë e para të kësaj vere fillojnë në 1576, dhe citohen edhe në himnin kombëtar të atij vendi.

Fama e tij arriti në Perëndim dhe ishte pija e preferuar e Luigjit XIV, Mbretit Diell, që mësohet të ketë thënë: “Është vera e mbretërve, dhe mbreti i verës”.

Sot prodhuesi i kësaj vere ka vendosur në treg një edicion special të kësaj vere, të quajtur Royal Tokaj, vetëm 18 shishe nga 1 litër e gjysmë secila, me një vlerë 40 mijë dollarë.

Një vlerë rekord, për një prodhim të vitit 2008, por pjesërisht e justifikuar, përtej shijes karakteristike, edhe për teknikën e prodhimit dhe mundësinë e vjetrimit.

Rrushi i destinuar për këtë verë mblidhet kokërr në kokërr, dhe përllogaritet që për një shishe verë të tillë duhet deri në 1 tonelatë rrush.

  • TA
Komento:
Loading...