Ventura: Kualifikimi i Italisë kalon nga Shqipëria

0
415
Loading...

Kombëtarja Italiane është dorëzuar totalisht gjatë ndeshjes së djeshme me Spanjën ku ka humbur në shifrat 3-0.

Në përgjithësi, të gjithë e panë që mes skuadrave në fushë kishte shumë diferencë. Në fakt, ne bëmë shumë gabime dhe deri diku ua dhuruam fitoren rivalëve tanë. Ata bënë dy gola, me vetëm një gjuajtje në portë, pasi goli i parë erdhi pas një goditje dënimi. Ndërsa portieri i tyre bëri disa pritje, që mund ta rihapnin ndeshjen”, u shpreh Ventura.

Por, trajneri i të katërve, Ventura nuk ka dëshirë që të merret shumë me këtë përballje, pasi kërkon kualifikimin pikërisht në ndeshjen ndaj Shqipërisë, por fillimisht duhet të mundë Izraelin të martën.

“Tani e kemi detyrim fitoren me Shqipërinë dhe skuadrat e tjera të grupit. Duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë me kualifikimin. Fillimisht kemi si objektiv që të shkojmë në botëror, por nuk duhet që të eliminohemi aty duke luajtur vetëm tre ndeshje. Duhet që të rritemi në ndeshjet në vijim”, ka thënë trajneri.

Komento:
Loading...