Varësia ndaj teknologjisë ndikon për keq tek sjelljet e fëmijëve

0
540
Loading...

Njerëzit janë bërë të varur nga teknologjia dhe çdo aktivitet duket se lidhet me telefonat e zgjuar laptopët dhe tabletet tanë. Prindërit, nënat e reja nuk bëjnë përjashtim! Ndoëse vitet e para të në foshnje kërkojnë shumë përkushtim, telefoni, rrjetet sociale po ndërhyjnë në këtë marrëdhënie.

Navigimi në internet, koha e kaluar në celular brenda një kohe të shkurtër do të reflektohet tek sjellja e fëmijëve ! Pediatrët po paralajmërojnë prindërit se varësia e tyre ndaj teknologjisë është fajtor për sjelljet e keqija të fëmijëve.

Një studim i ri nga studiuesit e Universitetit të Miçiganit, botuan në revistën Child Development, se problemet e fëmijëve ndikohen drejtëpërdrejtë nga sjelljet e prindërve.

“Technoference” është pikërisht termi që studiuesit kanë zgjedhur për të përshkruar hendekun që krijohet në marrëdhënien prin-fëmijë falë teknologjisë, shkruan Living.

Studimi është bërë me më shumë se 170 familje amerikane . Mesatarisht prindërit përdorin dy pajisje teknologjike që ndërhynin në lidhjen e tyre me fëmijët. Gati gjysma e pjesëmarrësve (48%) thanë se kishin tri ose më shumë “technoferenca” çdo ditë. Sa më shumë larg fëmijëve të ishin prindërit, aq më shumë shenja agresive paraqisni këta të fundit. Kur jeni me fëmijët kushtojini të gjithë vëmendjen atyre.

Komento:
Loading...