Vajzat shqiptare të frikësuara nga ngacmimet: Ja lagjet më të pasigurta në Tiranë, Durrës dhe Fier

0
25
Loading...

Femrat në Shqipëri ndihen gjithnjë e më të pasigurta.

Ky është rezultati i një studimi të realizuar së fundmi në Shqipëri nga IDRA me mbështetjen e UN Women, sipas të cilës, 38 për qind e femrave të anketuara kanë pranuar se kanë qenë të ekspozuara ndaj ngacmimeve dhe dhunës seksuale.

Studimi është shtrirë në 3 qytete, në Tiranë, Durrës dhe Fier dhe janë pyetur 750 gra dhe vajza, të cilat kanë treguar se ndihen të pasigurta edhe në lagje.

Faktorët kryesorë, që ndikojnë në pasigurinë në lagje, janë mungesa e ndriçimit të mjaftueshëm në rrugë dytësore, hyrjeve të shtëpive dhe stacioneve të autobusit.

Po ashtu grupet e burrave dhe djemve që qëndrojnë përgjatë rrugës dhe konsumojnë alkool apo edhe lëndë narkotike përbëjnë një problematikë më vete, që çon në prodhimin e akteve të dhunës apo ngacmimeve seksuale.

Por një problem i ngritur nga femrat e pyetura gjatë anketave ka qenë edhe indiferentizmi i qytetarëve. Sipas tyre, në jo pak raste ata bëhen dëshmitarë, por preferojnë të mos reagojnë.

Vajzat kanë treguar se nuk e kanë gjithë informacionin e duhur se ku duhet të raportojnë në raste ngacmimesh, e ndonjëherë ato fajësohen më shumë se sa vetë dhunuesit.

Ngacmimet seksuale më të hasura janë ato verbale, ndërsa ngacmimet fizike janë më të rralla por jo të pakonsiderueshme.

Sa i përket qytet të Tiranës zonat më problematike janë “Astiri” dhe qendra, ku ka më shumë meshkuj që konsumojnë alkool apo lëndë narkotike, shkruan Panorama.

Për qytetin e Durrësit janë më të rrezikshme zona e stadiumit, qendra e qytet dhe zona e Shkozet.

Ndërsa në Fier frika dhe pasiguria ndihet kudo ku ndriçimi është më i dobët në zonat urbane të këtij qyteti, sidomos nga meshkujt që shpërndajnë ose konsumojnë lëndë narkotike dhe nga mungesa e policëve.

Komento:
Loading...