Vajza nga Struga, ndërton pus në ndihmë të një fshati në Afrikë!

0
320
Loading...

Vajza nga Struga, ndërton pus në ndihmë të një fshati në Afrikë!

Kohët e fundit, banorët e një fshati në Tanzani, Afrikë, morën një kontribut për ndërtimin e një pusi për ujë të pijshëm të pastër. Por asgjë nuk do të kishte qenë e pazakontë, nëse nuk dihej se ky aktivitet human u financua nga një vajzë e re nga Podgorca e Strugës transmeton Strugalajm.com.

Ideja ka lindur nga një bisedë e thjeshtë me mikeshën e saj që jeton me familjen e saj në Zvicër, e cila për shumë vite mbështetet ndërtimin e puseve në Afrikë tregon Edita Xhemailoska donatorja e ndërtimit të pusit.

Ajo thekson se u përcaktua për këtë hap pasi u njoftua me mungesën e theksuar të ujit atje. Tashmë Edita është në angazhim edhe për ndërtimin edhe të një pusi tjetër për të cilin pret kontribut edhe të donatorëve të tjerë.

Komento:
Loading...