“Unë them gjithnjë të vërtetën. Edhe kur gënjej!” 20 thënie frymëzuese nga Al Paçino

0
53
Loading...

Në East Harlem, Manhattan, më 25 prill, 1940, lindi një gjeni me emrin Alfredo James “Al” Paçino.

Biri i dy prindërve italiano-amerikanë Rose dhe Salvatore Alfred Pacino, i cili u divorcua kur Al Paçino ishte dy vjeç, aktori kaloi një fëmijëri të vështirë.

Pas divorcit, e ëma u transferua në South Bronx, për të jetuar me prindërit, Kate dhe James Gerardi i cili ishte me origjinë nga Corleone e Siçilisë.

I ati i tij u transferua në Covina, Kaliforni duke punuar si një agjent shitjesh dhe pronar i një restoranti i quajtur Pacino’s Lounge, i cili u mbyll në vitin 1992.

Paçino ndoqi një shkollë të quajtur zyrtarisht “Shkolla e performimit të Arteve: një divizion i Gjimnazit të muzikës dhe Arteve Fiorello H La Guardia ne Nju Jork, shkollë të cilin ndoqi edhe miku i tij, Robert De Niro.

Al Paçino konsiderohet nga të gjithë si një nga aktorët më të mirë të të gjitha kohërave në botë.

Është mjaft i njohur për rolet e tij e Michael Corleone në trilogjinë “Kumbari”, Tony Montana në “Njeriu me shenjë”, Sonny Wortzig në “Dog Day Afternoon”, Frank Serpico në “Serpico”, Lieutenant Colonel Frank Slade në “Aromë gruaje”, dhe Roy Cohn në “Engjëj në Amerikë”, etj.

Ka fituar çmimin “Aktori më i mirë” në Academy Award në vitin 1992 për rolin e tij në “Aromë Gruaje”, pasi është nominuar 7 herë për disa role të tjera të ndryshme.

“American Eye” sjell disa leksione jeta nga Al Pacino.

-Ndonjëherë është më mirë të jesh djalli që njeh sesa engjëlli që nuk njeh.

-Harroje karrierën, bëj punën. Nëse ndjen që ajo po bën është në linjën e duhur dhe nëse keni një vizion për të, qëndroni me të, gjërat do të ndodhin vetë.

-Nuk ka lumturi. Ka vetëm përqendrim.

-Unë them gjithnjë të vërtetën. Edhe kur gënjej.

-Gjithçka çfarë jam, tregohet tek ajo që i shkoj pas.

-Kurrë mos i urre armiqtë. Të ndikon në gjykim.

-Gjuha ime e parë ka qenë turpi. Duke qenë në qendër të vëmendjes unë mësova të përballem me drojën time.

-Është e lehtë të mashtrosh syri, por është e vështirë të mashtrosh zemrën.

-Ne jetojmë në një botë ku sa më shumë punojmë më shumë gjëra bëjmë. Është një botë me punë të përditshme.

-Ishte gjyshi im, James Gerardi, që më mësoi dashurinë për punën. Ai bënte çdo lloj pune. Puna ishte gëzimi i jetës së tij. Kështu që unë u rrita duke mësuar ta dua punën. Është gëzimi i punës ajo që më shtyn përpara në jetë.

-Kamera mund të filmojë fytyrën time, por nëse nuk kap shpirtin tim, ju nuk keni një film.

-Shiko, por mos prek. Prek, por mos shije. Shijo, por mos gëlltit.

– Çdo të ditë ju shkoni për të fituar ose humbur. Çështja është nëse ju mund të fitoni dhe humbisni si një burrë?

-Nëse diçka po punon, mos e rregulloni. Vazhdo përpara. Vazhdo me shkëlqimin.

-Njeriu është pak më i mirë se reputacion i tij, dhe pak më i keq.

-Ti nuk do të jesh kurrë vetëm nëse merr një libër.

-Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme.

-Çdo gjë ndryshon me moshën. Pjesët ndryshojnë me moshën, ndjenjat e tua ndryshojnë me moshë, rolet që unë do të doja ti luaja para 10 vitesh, tani nuk do të doja të luaja më.

-Unë besoj se kam arritur diçka jetën time, e cila është arsyeja pse unë vazhdoj. Për sa kohë që ju keni pasion për artin, vazhdoni të punoni, sepse mosha pastaj bën të vetën.

Komento:
Loading...