Tri shtetësitë më të shtrenjta: Sa kushton një pasaportë… për në parajsë?

0
56
Loading...

Agjencia Bloomberg publikoi të premten klasifikimin e shteteve, nënshtetësia e të cilëve mund të merret duke investuar në ekonominë e tyre. Sipas agjencisë, pasaportat e dyta (të treta, ose të katërta) janë bërë një lloj trofeu për super të pasurit, shkruan Dita.

“Nëse ke një jaht dhe dy avionë, gjëja tjetër që të duhet është një pasaportë malteze”, thotë Christian Kälin, drejtor i Kompanisë konsulente “Henley & Partners”. “Është simboli i fundit i statusit. Kemi klientë që u pëlqejnë vetëm t’i koleksionojnë”, shtoi ai.

Lista përfshin dhjetë shtete, tetë prej të cilëve janë parajsa fiskale. Megjithatë, më shumë sesa fakti i mos pagesës së taksave, stabiliteti i ofruar nga këto vende, është ajo që nxit sipërmarrësit që të blejnë nënshtetësinë e këtyre vendeve.

Sipas klasifikimit, nënshtetësia austriake vlerësohet si më e shtrenjta. Për ta marrë, duhet të investosh në ekonominë vendase 23.750.000 dollarë.

Vendin e dytë e mban nënshtetësia e Qipros, që mund të blihet për 2,375,000 dollarë. Treshen e mbyll Malta, pasaporta e të cilës kushton 1,065,000 dollarë.

Gjithashtu është e mundur të blesh nënshtetësinë turke (1.000.000 $), ashtu si dhe të vendeve të tjera si Granada (226,500 dollarë), Vanuatu (208,250 dollarë) ose San Kitts dhe Nieves ($ 150,000). Variante më të lira janë Shën Luçia, Dominika, dhe Antigua dhe Barbuda, shtetësia e të cilave mund të blihet për 100,000 dollarë.

Komento:
Loading...