Tri nuset VIP me vellon e bardhë – Cila dukej më bukur?

0
277
Loading...

Muajt e nxehtë kanë rezervuar për publikun shqiptar tri dasma të mëdha në estradën shqiptare.

Tri çifte shumë të njohura të showbizit i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan Telegrafi.

Këngëtarja Orinda Huta dhe moderatori Turjan Hyska u martuan në datën 27 korrik në një dasmë madhështore, të organizuar në Tiranë.

Celebrimin e tyre e bëri i pari i Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, gjersa në këtë ceremoni nuk kanë munguar shumë fytyra të njohura publike.

Orinda Huta dukej mjaft vezulluese me fustanin e bardhë, për të cilin ishin kujdesur Geraldina Sposa.

Orinda Huta, nuse

Më datë 1 shtator në festën e Kurban Bajramit, edhe çifti tjetër i njohur Xhensila Mrytezaj dhe Bes Kallaku i dhanë fund beqarisë në një dasmë të madhe, të organizuar në Pallatin Presidencial në Tiranë.

Shumë emra të njohur morën gjithashtu pjesë në këtë dasmë.

Xhensila Myrtezaj, këngëtarja e cila shkoi nuse, dukej mjaft elegante dhe fine në vellon e bardhë, së cilës ia kishte besuar stilistit Valdrin Sahiti. Ndërsa për makijazhin dhe flokët janë kujdesur Sellma Kaci.

Xhensila Myrtezaj në vellon e bardhë

E fundit martesë, por që zgjoi shumë pluhur në media është ajo e reperit Getoar Selimi dhe prezantueses Marina Vjollca.

Çifti organizuan një dasmë madhështore në Gjirin e Lalëzit me mbi 300 të ftuar, ku nuk munguan edhe shumë personazhe VIP.

Celebrimin e tyre gjithashtu e bëri i kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Marina ishte ajo, e cila u komentua shumë për dukjen e saj në vellon e bardhë, dukje së cilën ia kishte besuar të gjithën atelies “Class”, të moderatores Alketa Vejsiu.

Marina Vjolla, nuse

Tri personazhe femra të njohura të showbizit shkuan nuse brenda pak muajsh, teksa secila prej tyre dukeshin bukur dhe vezulluese në ditën e tyre më të veçantë.

Orinda, Xhensila dhe Marina pa diskutim ishin kryefjala e mediave rozë. Mund të thuhet lirshëm se ato janë ndër nuset më të bukura të këtij viti.

Komento:
Loading...