Transporti i fëmijëve në shkolla, ndëshkohen 25 drejtues mjetesh

0
54

Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka vijuar me kontrollin e automjeteve të shërbimit publik, të atyre që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobuzë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara nga Enti Pronar dhe në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e certifikatave të transportit rrugor.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar në të gjithë territorin e qytetit, në orare të ndryshme dhe sipas hartës së evidentuar më herët si zona problematike përsa i përket transportit publik.

Nga kontrollet, janë konstatuar e ndëshkuar për mangësi të ndryshme 90  drejtues automjetesh, për informalitet në fushën e transportit

Gjithashtu në zbatim të këtij plani, policia thotë se janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues  automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit, dhe për mangësi të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Komento: