Thaçi: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të firmoset në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Trumpit

0
132
Loading...

Presidenti Hashim Thaçi iu është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës rreth arritjeve të këtij viti, duke thënë se mbetet sfidë arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Sipas tij, kjo marrëveshje do të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Presidenti Thaçi lavdëroi spektrin politik në Kosovë për unanimitetin në çështjen e krijimit të Ushtrisë, por sipas tij, proceset në këtë aspekt shpesh është dashur t’i shtyjë vet.

Thaçi theksoi se, nga një vend i shkatërruar nga gjenocidi i ushtruar nga shteti i Serbisë, Kosova është ngritur në një shtet të pavarur e sovran. Me këtë rast, ai u zotua se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Gjatë raportimit të Thaçit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në sallë nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës dhe të “Listës serbe”.

Komento:
Loading...