Të mërkurën i kthehen kompetencat, Taravari: Do ta rregulloj situatën kaotike në shkolla

0
9
Loading...

Shkup, 17 nëntor – Të mërkurën kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit do t’i kthehen kompetencat për shkarkim dhe emërim të drejtorëve në shkollat fillore dhe jo vetëm, ndërkohë që ligji parasheh marrjen e kompetencave më së shumti deri në 12 muaj.

Kryetari Taravari tha se me kthimin e kompetencave do të hapet rruga për rregullimin e situatës kaotike në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit.

“Po, të mërkurën më kthehen kompetencat në emërim dhe shkarkim të drejtorëve në arsim, dhe hapat e ardhshëm do të jenë në drejtim të rregullimit të situatës kaotike në shkollat fillore dhe të mesme në Gostivar”, thënë për Portalb, Taravari.

Neni 171, i ligjit për arsim fillor thotë:

“(1) Nëse krahas sugjerimeve dhe masave e aktiviteteve të ndërmarra, organet e komunës nuk e sigurojnë realizimin e punëve të cilat janë përcaktuar me ligj si kompetencë e saj dhe për realizimin e të cilave kompetente është komuna, me fuqinë e këtij ligji ju hiqet kryerja e kompetencës përkatëse.

(2) Kryerjen e punëve të hequra e ndërmerr Ministria, por më së shumti deri më një vit nga dita e marrjes së tyre.

(3) Ministria punët e hequra në kompetencë të komunës i kryen në emër dhe në llogari të komunës.

(4) Për heqjen e punëve nga paragrafi 1 i këtij neni, njoftohet organi i administratës shtetërore kompetent për kryerjen e punëve nga fusha e vetadministrimit lokal dhe organi i administratës shtetërore kompetent për kryerjen e punëve nga fusha e financave”.

Përndryshe, kompetencat në fushën e arsimit kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari iu morën më 22 shkurt të 2018-s, për arsye siç patën deklaruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sepse ka pasur shkelje gjatë emërimin të drejtorëve të rinj.

Por këto arsye u patën hedhë poshtë si të pabaza nga Taravari, dhe ai vendimin e pati quajtur politik. Madje ai paralajmëroi, se me kthimin e kompetencave, do të largohet fenomeni në Gostivar ku kemi drejtorë prej fejsbuki dhe me nga 6 herë ushtrues detyre, gjë e cila është në kundërshtim me ligjin.

Komento:
Loading...