Tatimet vënë në shenjestër baret dhe restorantet

0
63
Loading...

Janë 14 mijë biznese në sektorin e bareve dhe restoranteve që janë identifikuar prej Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim Taksave me gabime në deklarime duke rezultuar me evazion.

Tatimet të asistuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë miratuar një plan sektorial të bareve dhe restoranteve, i cili do të bëjë të mundur ndihmën që do tu bëhet këtyre bizneseve të përzgjedhura nga sistemi për të vetëdeklaruar në mënyrë të drejtë aktivitetin e tyre ekonomik.

“Përmes zbatimit të këtij plani, synohet rritja e përmbushjes vullnetare e tatimpaguesve, si dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi rëndësinë e mbledhjes së detyrimeve tatimore sipas legjislacionit në fuqi” është shprehur drejtori i Tatimeve Enton Duro.
Të përzgjedhur në këtë fushatë sipas drejtorit Duro, janë në këtë fushatë kombëtare biznese të shtrirë në mbarë vendin. Ata do të vihen në dijeni në mënyrë të personalziuar për deklarimet e pasakta të tyre.

“Nuk kemi qëllim të penalizojmë, por për të marrë angazhimin për vetëdeklarimin e bizneseve.”- u shpreh drejtori duke shtuar se procesi do të zgjasë në mënyrë sistematike deri në ndërgjegjësim të plotë të bizneseve.

Komento:
Loading...