Tahiri reagon për efektiven e plagosur: Punën tuaj, palaçot e politikës s’e arrijnë dot

0
11
Loading...

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar për protestën e sotme përpara Parlamentit, si edhe për efektivët që mbetën të lënduar.

Ish-ministri Tahiri shpreh solidaritet me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur në protestën e sotme.

Ish-drejtuesi i Ministrisë së Brendshme, shprehet se, kjo ishte dita kur politika i ra “në kurriz policisë” në mënyrë të dhunshme.

Statusi i plotë:

Kurrë mos ardhtë më dita kur politika i bie në kurriz policit, kaq dhunshëm sa sot!

Njëri e gjymton në rrugë, tjetri i thotë “ndrikull”, tjetri akoma i thotë “vete i fute duart te fishekzjarri”.

Në krahun tënd Ina! Shërim të shpejtë.

Atë që bën ti dhe kolegët e tu në një ditë pune, këta palaço se kanë bërë në 25 vjet të marra bashkë…e sot taksirati yt, duroj edhe këta bashkë me dhimbjen.

Të jam pranë me shpirt!

Komento:
Loading...