Sporti mund të falë më shumë lumturi sesa paraja

0
146
Loading...

Një studim i kryer në SHBA zbuloi se aktivitetet sportive mund të falin më shumë lumturi sesa paraja.

Studiuesit nga Universiteti Yale i SHBA-së dhe Universiteti i Oksfordit i Britanisë kanë studiuar të dhënat e niveleve të të ardhurave, aktiviteteve fizike dhe gjendjen psikologjike të të paktën 1,2 milionë amerikanëve gjatë pesë viteve.

Pjesëmarrësve u është bërë pyetja se sa herë në 30 ditët e fundit janë ndier keq.

Në hulumtim, ata që kanë bërë stërvitje sportive të rregullta, 35 ditë gjatë vitit janë ndier depresivë, ndërsa ky numër te personat që nuk kanë bërë aktivitete fizike është rritur në 53 ditë në vit.

Në studim gjithashtu është zbuluar se personat që janë aktivë fizikisht, e kanë ndier më mirë veten sesa ata që në vit fitojnë mbi 25 000 dollarë por nuk zhvillojnë aktivitete sportive.

Sipas studiuesve, kjo nuk do të thotë se sa më shumë sport që bëhet, do të arrihet më shumë lumturi, duke shtuar se në javë 3-5 ditë nga 30- 60 minuta sport është ideale.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “The Lancet”.

 

Komento:
Loading...