“S’më zë gjumi, kam frikë se qiraxhiu më nxjerr jashtë”, Elvis Naçi-djalit nga Gramshi: Do të blejmë shtëpi!

0
318

Quhet Mariglen Llapushi dhe është 14 vjeç. Për 13 vite ka jetuar me nënën pasi babai e braktisi nënën kur ajo ishte shtatzënë. Disa ditë më parë nëna e tij ndërroi jetë ende pa mbushur 42 vjeçe nga një sëmundje e rëndë e diagnostifikuar Leucemi. Për 13 vite Marigleni së bashku me nënën dhe gjyshen kanë jetuar me qira në një dhomë të vetme

14-vjeçari veç dhimbjes së humbjes së nënës duhet të kujdeset për gjyshen 82-vjecare, e cila vuan nga disa sëmundje e të përballet me vështirësitë ekonomike. Fjalët e tij drithëruese janë: “S’më zë gjumi, kam frikë se më vjen qiraxhiu e më nxjerr jashtë, s’kam t’i paguaj ndërsa për të ngrënë më ka lënë pak ushqime mami”. Marigleni është në klasën e tetë, një nxënës me nota të mira, e për shkak të virusit COVID -19, mësimet është i detyruar t’i ndjekë online, por në telefonin e tij s’ka ofertë dhe është i detyruar që të rrijë në dritare ku mundohet të marri ëi-fi nga një familje aty pranë.

Fjalët e Mariglenit prekën këdo që i dëgjoi, djali thotë se e ndjek emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”. “Kur i’u shihja doja që t’iu takoja. Nëna ime iku, është dhimbje për mua”,-shprehet ai.

Pas rastit të publikuar në News 24 ka reaguar Elvis Naçi, personalisht vizitoi Mariglenin në Gramsh dhe i tha se ajo që ka në zemër do i kthehet në realitet.

“Gjithë sfida jonë, dhe ajo që ne po bëjmë është që ju mos të keni nevojë më për qira, që mos të kesh më nevojë që në fund të muajit ti të mendosh për të paguar qiranë, kështu që do të blejmë një shtëpi. Duam që ti ta heqësh merakun për të paguar qiranë pas asaj sprove të madhe dhe të kesh shtëpinë tendë si gjithë të tjerët. Trokite në një derë të madhe që quhet dera e shqiptarëve. S’ka derë më të madhe e më fisnike se ajo”. Elvisi njoftoi se Mariglenit do t’i sigurohet edhe një pension në mënyrë që djalit mos t’i mungojë asgjë. Marigleni nuk do të shqetësohet më për pagimin e qirasë por vëmendja e tij do të fokusohet tek mësimet. Për pjesën tjetër “Shqiptarët për shqiptarët” do vijojnë t’i qëndrojnë pranë tij.

Komento:
Loading...