Si t’ia dilni të punoni dhe studioni në të njëjtën kohë

0
97
Loading...

Të studioni dhe të punoni njëkohësisht, ndonëse ka disa përfitime, mund të jetë edhe shumë sfiduese. Pasi kjo mund t’ju kushtëzojë kohën për vetën dhe studimet që po kryeni. Por për fat të mirë ka disa hapa që mund të merrni për të gjetur ekuilibrin midis punës dhe studimeve.

Të punosh gjatë kohës që je në shkollë
Gjeni një pozicion punë që ju lejon të studioni dhe punoni në të njëjtën kohë. Shumë kolegje dhe universitete ofrojnë pozicione punë-studim, mundësi e përsosur për të punuar dhe studiuar në të njëjtën kohë. Disa nga këto pozicione shoqërohen me një çmim që do t’ju ndihmojë financiarisht për të mbuluar shpenzimet tuaja teksa studioni. Llojet e pozicioneve të studimit dhe punës dhe parametrat specifikë të tyre do të ndryshojnë nga vendi, shteti dhe lloji i institucionit.

Kërkoni punë duke hulumtuar mundësitë që lidhen me institucionin që po interesoheni. Jo vetëm që këto pozicione janë të përshtatshëm për studentët, ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të përshtaten në orarin e studimit. Eprorët tuaj do të jenë të vetëdijshëm se jeni edhe student. Shembuj të pozitave që mund të kualifikoheni si studentë përfshijnë punën në bibliotekë apo në mensat e konvikteve.

Shikoni për mundësi punësimi brenda departamentit tuaj.
Në universitete më të mëdha, departamentet specifike shpesh do të punësojnë disa studentë për të ndihmuar me detyrat administrative etj. Të punosh për departamentin në të cilin po studion është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u ekspozuar në fakultet dhe studentët e departamentit dhe të qëndroni të përditësuar për çdo mundësi që ka lidhje me kursin tuaj të studimit. Gjithashtu pyesni profesorët tuaj për punë të mira që mund të kenë informacion, të cilat jenë me rëndësi për interesat tuaja.

Mbani një bllok shënimesh me gjithë aktivitetet që keni për të bërë gjatë një dite
Kur e keni ditën shumë të ngarkuar dhe njëkohësisht studioni e punoni është shumë e vështirë të mbani mend gjithçka keni për të bërë. Kështu që mbani një bllok të posaçëm për të gjitha aktivitetet që kryeni. Do të shikoni që do t’ju ndihmojë shumë dhe do të jeni më korrekt.

Përshtatni orarin e punës me atë të shkollës
Të studiosh e ndërkohë të kesh një punë është diçka pozitive. Por nëse këto të dyja kanë përplasje, atëherë duhet të hiqni dorë nga njëra. Merrni një kalendar e shikoni që në fillim oraret nëse këto të dyja korrespondojnë jeni në rrugën e duhur, nëse jo rregulloni oraret tuaja.

Ndërroni turnet më kolegët e punës tuaj
Nëse orari i punës bie ndesh me oraret e mësimit, shqyrtoni të gjitha mundësitë që keni përpara dhe shikoni nëse është e mundur të ndërroni turnet me kolegët tuaj. Ndoshta edhe ata dëshirojnë të njëjtën gjë si ju. Nëse nuk I pyesni kurrë nuk do ta merrni vesh.

Vlerësoni numrin e orëve që mund të punoni në javë
Nëse po shpenzoni kohë, para dhe energji për arsimin tuaj, ndoshta duhet të keni përparësi në punën tuaj. Pika e rëndësishme është që ju duhet të bëni një vlerësim të sinqertë të kohës që keni në dispozicion për të shpenzuar duke punuar. Për fat të mirë, ju keni mjaft opsione lidhur me llojet e punëve që duhet të t’i mendoni.

Komento:
Loading...