Si të rrisim shpejtësinë e internetit me këto “hile” të zgjuara

0
46
Kur interneti që kemi në shtëpi apo në zyrë ngadalësohet kjo sjell irritim të madh, pasi një punë e rëndësishme mund të na ketë mbetur përgjysmë.
Loading...

Pothuajse të gjithë jemi të varur dhe ndihemi të humbur pa internet.

Rrisni shpejtësinë e internetit me disa truke të thjeshta.

Disa mënyra

Mos e mbani ruterin afër objekteve metalike ose elektrike

Frigoriferi ose mikrovala mund të ngadalësojë shpejtësinë e çdo ruteri duke penguar sinjalin e tij. Nuk duhet ta vendosni ruterin afër ndonjë objekti të tillë. Mënyra më e mirë e vendosjes së tij është pranë laptopit apo kompjuterit tuaj.

Mbajeni ruterin në një pozicion të përshtatshëm

Ruteri juaj i wireless-it duhet të vendoset të paktën 1 metër larg nga toka. Kjo bën që sinjalet të shpërndahen në një zonë më të gjerë dhe ndikon që ata të mos bllokohen nga toka.

Mbajeni ruterin të pastër

Pluhuri është një faktor tjetër që ngadalëson shpejtësinë e internetit. Mënyra më e mirë për të evituar pluhurin është ta vendosni ruterin në një vend të izoluar, një qosh që nuk vizitohet nga anëtarët e familjes. Pastrojeni atë tri herë në javë pasi kjo do të ndikojë shumë në rritjen e shpejtësisë së internetit.

Vendoseni ruterin në dhomën ku punoni me internet

Muret absorbojnë energji dhe nëse ruteri juaj është i vendosur në një dhomë larg nga dhoma ku punoni me internet, atëherë shpejtësia e tij do të jetë e vogël. Gjithmonë sigurohuni që ruteri të jetë në të njëjtën dhomë ku punoni.

Komento:
Loading...