Si mund ta fshish mesazhin e dërguar gabimisht në “WhatsApp”

0
243
Loading...

Mesazhi i dërguar gabimisht një personi është një nga situatat më të “frikshme” që mund të keni përjetuar.

Ngatërrimi i bisedave nuk është më diçka e rrallë pasi komunikimi në rrjetet sociale është si një rrjet merimange në të cilën mund të ngatërrohesh shumë thjesht! Por më në fund aplikacioni i “Whatsapp”-it ka vendosur t’i japë zgjidhje.

“Delete message from everyone” (“Fshij mesazhet nga të gjithë”) është opsioni më i ri dhe fshin mesazhin e dërguar për të dyja palët. Pasi të jetë fshirë, ai do të shfaqet në version “this message was deleted” (“ky mesazh u fshi”) në bisedën e marrësit.

Në mënyrë të ngjashme, nëse e shihni këtë mesazh nënkupton që personi me të cilin keni biseduar e ka fshirë mesazhin e fundit të dërguar.

Ky opsion i shumëdëshiruar mund të përdoret vetëm nga personat që kanë të shkarkuar versionin e fundit të “Whatsapp” për Android, iPhone ose Windows Phone.

Komento:
Loading...