Shpjegimi: Si ndihmojnë antitrupat në luftimin e koronavirusit?

0
286

Antitrupat janë proteina në gjak që ngjiten te viruset. Ato kufizojnë infeksionin dhe thërrasin qelizat e bardha të gjakut të sulmojnë dhe eliminojnë virusin. Në shumë raste, nëse trupi has sërish në të njëjtin virus, sistemi imunitar ka antitrupa të mbetura që kujtojnë infeksionin e kaluar. Këto qeliza mund ta luftojnë direkt virusin ose të prodhojnë antitrupa të tjerë që ndihmojnë në parandalimin e infeksionit.

Doktor Sanjay Gupta thotë se kërkuesit nuk janë plotësisht të sigurt pse ky proces funksionon kaq mirë për disa lloje virusesh dhe për të tjerë jo. “Janë disa viruse, të cilat sistemi ynë imunitar i harron shumë kollaj”, thotë shefi i korrespondentëve mjekësorë të CNN.

Imuniteti mund të zgjasë pak nëse hasni koronaviruse të zakonshme sezonale, të cilët mund të shkaktojnë ftohje. Kjo shpjegon pse ne sëmuremi vazhdimisht me diçka kaq të thjeshtë, edhe nëse ne mendojmë se jemi ekspozuar më përpara ndaj virusit që shkakton ftohje. Ne mund të përballemi dhe me lloje të reja. Virusi i gripit pëson vazhdimisht mutacion, që do të thotë se antitrupat tanë të vjetër nuk funksionojnë ndaj llojeve të reja. “Shumica e ekspertëve besojnë se ne duhet të kemi pak mbrojtje pasi infektohemi me koronavirus, por nuk janë të sigurt sa zgjat apo sa e fuqishme është”, thotë Gupta.

Komento:
Loading...