Shpend Ahmeti dorëhiqet nga Vetëvendosja

0
114
Loading...

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqjen nga Lëvizja Vetëvendosje pasditen e kësaj të mërkure, përmes një letre drejtuar qytetarëve, kolegëve dhe miqve të tij.

Në letër, ai thekson ndër të tjera se është angazhuar me vullnet të plotë te Vetëvendosja, duke arritur suksese të jashtëzakonshme, por siç shprehet vet ai, “nuk kam hyrë në Vetëvendosje për të luftuar me njëri-tjetrin brenda organizatës” për të forcuar klasën e tejkaluar politike të Kosovës.

Largimi i tij nga kjo forcë politike vjen si pasojë e faktit që ka humbur arsyeja për të cilën u anëtarësua në vitin 2011.

Komento:
Loading...