Shiten për 500 000 euro tre letra të Napoleonit për Jozefinën

0
60
Loading...

Tre letra dashurie të shkruara nga Napoleon Bonaparti dhe bashkëshortja e tij, Jozefina mes viteve 1796 dhe 1804 u shitën për 513 500 euro sot në ankand në Paris, njoftoi shtëpia e shitjeve “Drouot”.

“Asnjë letër nga ti, e dashura ime e adhurueshme; duhet të jesh e e zënë me gjëra shumë të ëmbla përderisa ke harruar bashkëshortin tënd që në mes të çështjeve dhe lodhjeve më eksesive vetëm të mendon dhe të dëshiron (…) Jam i izoluar. Ti më ke harruar. Kanë kaluar tetë ditë që qëndroj mbi kal. Aspak netë, aspak pushim, aspak gjumë”, i shkruan gjenerali Bonapart më 18 prill 1796 Jozefinës, gjatë fushatës në Itali, sipas një ekstrakti nga një prej tre letrave të shitura.

Komento:
Loading...