Shifrat e INSTAT: Në 2016-n, paga reale në shtet ra për herë të parë në 16 vjet

0
123

http://www.americaneye.al/wp-content/uploads/2017/07/14-640x306.png

Rritja e pagës reale në sektorin shtetëror në vitin 2016 ishte negative, për herë të pare, tw paktwn që nga viti 2000, kur INSTAT raporton këto të dhëna.

Sipas INSTAT, në 2016-n, ndryshimi i pagës reale ishte -0.4%. Paga mesatare në shtet për vitin 2016 ishte 54,488 lekë, nga 54,000 lekë vitin e mëparshëm. Në vlerë nominale, paga mesatare është rritur me 488 lekë ose 0.9%. Por, duke pasur parasysh ndryshimi mesatar vjetor të çmimeve të konsumit, prej 1.3%, ndryshimi i pagës reale është negative (-0.4%). Kjo nënkupton se edhe pse kanë pasur të ardhura pak më të larta, buxhetorët realisht kanë blerë më pak mallra dhe ushqime, për shkak se ato kanë qenë më të shtrenjta në krahasim me një vit më parë.

Teksa pagat e buxhetorëve nuk janë rritur, ata janë favorizuar nga fakti që edhe inflacioni (ndryshimi i çmimeve) ka qenë minimal në vitin 2016. Me 1.3%, ndryshimi vjetor i inflacionit ka qenë më i ulëti që nga viti 2000, kur ai ishte zero.

Në vitin 2015, rritja reale e pagës ishte zero, për shkak se ndryshimi i pagës me +1.8% ishte i njëjtë me normën e inflacionit.

Në 2014-n rritja e pagës reale ishte vetëm 0.1%.

Pagat u rritën me shpejtësi nga viti 2000 deri në 2009-n, më pas ato u ngadalësuan për shkak se vendi filloi të ndjejë pasojat e krizës globale dhe ekonomia u ngadalësua, por edhe se baza ishte tashmë më e lartë, duke ulur përqindjen e rritjes.

Tre vitet e fundit qeveria zgjodhi të ndjekë politikën e konsolidimit fiskal, duke ngrirë rritjen e pagave në shtet, që rifilloi vetëm nga marsi 2017. Madje 2016-a rezulton viti i parë kur pagat nuk arritën të indeksoheshin as me normën e inflacionit.

Komento: