Sfida me McGregor, bast një milion dollarë për Mayweather

0
272
Loading...

Las Vegasi përgatitet të presë megaduelin mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather. Kjo është një sfidë e shumëpritur nga të gjithë, me boksierin amerikan që konsiderohet dukshëm si favorit për të fituar.

Tashmë madje kjo sfidë ka filluar të kuotohet edhe në baste, ku spikat shifra prej një milion dollarësh e vendosur në favor të Mayweather, nga një person emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Kjo është shifra më e lartë e vendosur deri në këtë moment për këtë sfidë, një lëvizje që konsiderohet se bart një rrezik shumë të lartë për personin që e ka vënë këtë bast.

Jay Rood, zv.president i kazinosë “MGM” ku do të zhvillohet kjo supersfidë, bëri të ditur për “ESPN”-në se ai që vendosi bastin prej një milion dollarësh në favor të Mayweather është një klient i famshëm. Përllogaritjet flasin se ky person do të sigurojë një fitim neto prej 182 mijë dollarësh në rast se amerikani do të triumfojë.

Ndërkohë, vet Mayweather është shprehur i sigurtë për triumfin e tij ndaj McGregor në këtë superduel, që do të transmetohet ekskluzivisht nga “Digitalb” nëpërmjet paketës “Supersport”, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Komento:
Loading...