Rritet rreziku i varësisë së fëmijëve nga rrjetet sociale

0
53
Loading...

Interneti është burimi kryesor i informacionit për fëmijët në Kroaci dhe është një mjet i rëndësishëm socializimi, me më shumë se 90% të tyre që përdorin telefonat celularë përditë, prandaj rreziku për t’u bërë i varur nga bota virtuale po rritet, ishte ky përfundimi i një tryeze të rrumbullakët që u zhvillua së fundmi në Zagreb.

”Rreth 93% e fëmijëve përdorin telefonat celularë pa mbikëqyrjen e të rriturve”, sipas raportit.

”Katër në pesë fëmijë (83%) përdorin kompjutera personalë dhe një në katër (26%) luajnë lojëra çdo ditë”, thekson eksperti Danijel Labas duke cituar rezultatet e sondazhit 2017 “Kids EU” për 1 097 fëmijët nga Kroacia të moshës 9-17 vjeç.

Tryeza e rrumbullakët u organizua në fund të një fushate gjashtëmujore që synon rritjen e ndërgjegjësimit për rrezikun që fëmijët të bëhen të varur nga bota virtuale.

Rreth 1/3 e të rinjve të anketuar komunikojnë me të huajt online.

Për më tepër, një në katër adoleshentë të moshës 15-17 vjeç janë takuar personalisht me të huajt pas kontaktit në internet.

Ekspertët shohin një komunikim të dobët midis prindërve dhe fëmijëve si arsye pse fëmijët kërkojnë ngushëllim në botën virtuale.

Komento:
Loading...