Rregullat kryesore që çdo njeri duhet t’i dijë për paratë

0
15

Një profesor i Universitetit të Çikagos, Harold Pollack, zbuloi disa mënyra shumë të dobishme të kursimit, të cilat ndikojnë në mënyrë mjaft pozitive në jetën e kujtdo që do të arrijë me sukses fundin e muajit, edhe me disa kursime në bankë.
Ja rregullat që ju nevojiten për të filluar ndërtimin e pasurisë tuaj sot:

Kurseni të paktën 10 për qind të të ardhurave

Pasurimi fillon duke kursyer të paktën 10 deri në 20 për qind të të ardhurave tuaja. Provoni të lini mënjanë çdo muaj nga 10 për qind të pagës mujore. Kështu do të keni më pak stres financiar dhe do të përjetoni më pak dramë në rast të një pasigurie që do të hasni.

Megjithatë, mos u sforconi deri në atë gjendje që të mos ju mjaftojnë të ardhurat. Vrojtoni situatën tuaj ekonomike dhe llogariteni në atë mënyrë që të jetë mirë për ju. Sot është më e lehtë të mësoni si të jetoni pa një sasi të të ardhurave tuaja, kjo falë teknologjisë.

Mund të përdorni gjithashtu mënyrën e depozitimit automatik të të ardhurave në llogaritë që dëshironi për t’u kursyer në rast se e konsideroni veten si një njeri që e ka të vështirë të kursejë.

Sigurohuni të keni bilanc pozitiv në kartën e kreditit

Në fillim të çdo muaji sigurohuni që bilanci në kartën tuaj të kreditit të mos ketë borxhe. Në rast të kundërt kjo tregon se ju nuk po jetoni në përputhje me mundësitë tuaja financiare, gjë që jua vështirëson shumë jetesën. Nisja e çdo muaji pa borxhe do t’ju bëjë që t’i mendoni 30 ditët e ardhshme si mundësia juaj e artë për të ngritur një shtyllë të qëndrueshme ekonomike.

Planifikoni fondin e pensionit

Mos bëni kurrë kompromis me paratë e pleqërisë suaj. Mendoni që me kalimin e moshës, do ta keni të vështirë të punoni dhe për këtë duhet të shfrytëzoni çdo burim parash që mundeni nga pagesa maksimale e moshës së mesme.

Nëse e filloni herët planin e pensionit mund të fitoni shumë në të ardhmen dhe të falënderoni veten për këtë, pasi do të mund ta kaloni fazën e tretë të jetës në një komoditet të volitshëm.

Këshillohuni financiarisht

Gjithnjë është e nevojshme të keni një këshilltar financiar, i cili jo vetëm që do t’ju ofrojë mendimin më profesional për gjendjen tuaj financiare, por do t’ju këshillojë edhe për të ardhmen. Ky person ka detyrën të veprojë në interesin tuaj më të lartë dhe të analizojë çdo sipërmarrje financiare që ju dëshironi të kryeni duke marrë parasysh dobitë dhe rreziqet.

Blini një shtëpi kur të jeni gati

Zotërimi i një shtëpie është diçka e kushtueshme dhe që shpesh lidhet me pagesat e rregullta dhe me kredi shtëpie. Për të kontrolluar nëse jeni apo jo gati për shtëpinë tuaj duhet të keni nën kontroll borxhin tuaj, në mënyrë që të mos jetë shumë i lartë, pasi kjo do ta bëjë zotërimin e shtëpisë një problem madhor.

Së dyti, duhet të keni një fond emergjencash që t’ju ndihmojë sa herë ndizet llamba e kuqe e parave për ju. Nëse fondi juaj i emergjencave është i qëndrueshëm atëherë mendoni për një shtëpi.

Kurseni të paktën 20 për qind të vlerës së shtëpisë përpara se të merrni iniciativën për të blerë shtëpinë. Duke pasur si kursim një pjesë të mirë të parave që ju duhen, do ta keni më të lehtë sesa ta nisni nga hiçi.

Përzgjidhni me kujdes kredinë që do të merrni, pasi banka të ndryshme kanë kushte dhe norma të ndryshme interesi. Tregohuni të vëmendshëm.
Mbani një buxhet konsistent dhe mos u lidhni shumë emocionalisht me një shtëpi, që do t’ju bëjë të dilni nga parashikimi i shpenzimeve.

Sigurohuni që të jeni të mbrojtur

Askush nuk do të merret me sigurimin, pasi është diçka e ngatërruar, mjaft konfuze dhe kryesisht aspak e kënaqshme për t’u diskutuar, megjithatë është diçka mjaft e nevojshme.
Sigurimi është mjaft i dobishëm për ruajtjen e financave tuaja. Ky sigurim bëhet përmes një pagese mujore që në rast të tragjedisë financiare ju ndihmon shumë t’ia dilni me sukses.

Ndërtoni diçka më të madhe se vetja

Shumica e njerëzve e kërkojnë suksesin për veten, jo për të tjerët. Por nëse doni të arrini suksesin duhet të krijoni një sipërmarrje të tillë që përfshin shumë njerëz dhe që njëkohësisht ju shërben juve dhe të tjerëve. Po ashtu, bëhuni një lider që nuk përqendrohet vetëm te vetja.

Merrni vendime të menduara mirë

Mos u ngutni kur merrni një vendim që ju lind në çast, pasi ai mund të ketë një ndikim mjaft të madh në financat tuaja. Mendojini mirë gjërat përpara se t’i bëni dhe peshojini në të gjitha aspektet pasojat pozitive ose jo të një hapi që hidhni.

Menaxhoni përparësitë

Është e vërtetë se një person kryen shumë detyra çdo ditë dhe se burimet tuaja të të ardhurave shpërndahen në shumë fronte. Megjithatë, mos përmbushni detyrime të tjera pa plotësuar më parë përparësitë tuaja. Jepini çdo gjëje në jetën tuaj vendin e duhur dhe do të kuptoni se gjërat do të jenë shumë të lehta për ju.

Komento: