Rita Ora, shqiptarja e vetme e ftuar në këtë emision (VIDEO)

0
684

Pavarësisht se ishte e sëmurë, ia doli që të regjistronte emisionin televiziv.

Ellen DeGeneres është një nga moderatoret më të njohura, jo vetëm në Hollywood, por në të gjithë botën.

Me siguri për të keni dëgjuar edhe ju shpesh herë, sepse Ellen ka shërbyer si frymëzim për mjaft emisione dhe spektakle në vendin tonë.

Por Rita Ora ka qenë deri më tani shqiptarja e vetme që arriti të ishte pjesë e Ellen DeGeneres Show, pikërisht dje.

Fillimisht ajo u ftua nga Iggy Azalea për të performuar me të “Black Widow” në 2014-n, por tani Rita është ftuar zyrtarisht nga Ellen, pa asnjë bashkëpunëtor.

Këtë e ka treguar vetë këngëtarja shqiptare me postime në “Instagram”, ku shihet në studiot e regjistrimit të spektaklit.

Fillimisht këngëtarja shqiptare bëri me dije se ishte e sëmurë dhe donte mbështetjen e fansave, për t’i uruar fat.
Më pas tregoi regjistrimi i emisionit përfundoi me sukses! Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Rita ka interpretuar këngën “Your Song”, duke shkëlqyer para mijëra shikuesve.

 

Komento:
Loading...