Rikthehet skandali ‘bunga-bunga’, Berlusconi sërish përballë drejtësisë italiane

0
16
Loading...

Rihapet procesi “Eskortë” në Itali. Kjo do të thotë se do të dalë sërish përpara drejtësisë italiane, ish- kryeministri i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi. 82-vjeçari, lider i së djathtës italiane akuzohet për korruptim të dëshmitarëve në një proces mbi vajza eskortë, një cështje e rihapur kjo nga Gjykata e Barit nën firmën e gjykatëses Rosa Anna Depalo.

Kjo aferë daton në vitet 2008-2009 kur një sipërmarrës i ri dhe ambicioz nga Bari, Gianpaolo Tarantini, dërgonte vajza eskortë në festat e organizuara në rezidencat e Berlusconit në Romë dhe në Sardenjë, me qëllim që të binte në sy për mirë. I ndjekur për nxitje të prostitucionit, Tarantini u dënua me gati tetë vite burg në shkallën e parë, por procedura në apel është ende në shqyrtim.

Paralelisht, Berlusconi akuzohet se ka paguar sipërmarrësin që gjatë këtij procesi, të mos tregojë detajet e këtyre mbrëmjeve. Në akuzat e reja ndaj ish-kryemistrit Sivlio Berlusconi është përfshirë si palë civile dhe Presidenca italiane e Këshillit të Ministrave, si palë e dëmtuar në prishjen e imazhit të institucionit për akuzat e pagesave të gënjeshtrave ndaj drejtësisë. Seanca e parë gjyqësore e procesit “Eskortë” është zhvilluar më 14 nëntor 2014. Silvio Berlusconi pritet të dalë para Gjyaktës së Barit më datë 4 shkurt 2019.

Komento:
Loading...