Renato Mekolli reagon pas debateve për “Hell’s Kitchen”: Një masakrim komplet

0
19
Loading...

“Kuzhina e Djallit” është spektakli i gatimit që ka ngritur siparin në televizionin “Top Channel” dhe u shoqërua me shumë kritika për shkak të gjuhës së ashpër të përdorur nga shef Renato Mekolli.

Shikuesit e emisionit u irrituan nga veprimi i tij, duke hedhur në kosh ushqimin, si dhe nga stresi që injektonte tek konkurrentët.

Mirëpo si i ka pritur shef Renato të gjitha kritikat?

Në një intervistë me revistën “Class”, ai zbulon se kjo ka qenë një javë masakër.

“Masakrim komplet… Një javë ka kaluar dhe çdo ditë në media shkruhet, gjithsesi unë jam i qetë dhe jam shumë mirë” –  shprehet ai, ndërsa nuk le edhe pa falenderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur duke kuptuar edhe formulën e emisionit.

Gjithsesi, ai nuk lë pa nënvizuar se në punë nuk tolerohet asnjë gabim.

Por në jetën private, Renato është një tjetër person dhe shumë i qetë!

“Unë jam shumë kërkues në punë, nuk toleroj, sado që mund ta tejkaloj ndonjëherë limitin. Ndërsa jashtë pune jam njeri shumë normal dhe i qetë. Ky është një format i blerë në të cilin zbatohet gjithçka, ndërsa sa i përket shefit – çdo shef është pak i çmendur dhe patjetër që reagon në kuzhinë, por në mënyra të ndryshme” – thotë ai për revistën “Class”.

Sipas tij, spektakli “Kuzhina e Djallit” e lejon këtë gjuhë të ashpër dhe këtë lloj komunikimi me publikun, pasi edhe në kuzhinën e vërtetë flitet në këtë gjuhë në të mirë të klientit.

Komento:
Loading...