Fillimi TEKNOLOGJI Kuriozitete Refugjati shqiptar ‘zbërthen’ sekretin e orës zvicerane

Refugjati shqiptar ‘zbërthen’ sekretin e orës zvicerane

0
25
Loading...

 

Koha nuk ka qëndruar në vend për emigrantin shqiptar të Kosovës Rexhep Rexhepi, i cili me orët artizanale që po prodhon në Zvicër, ia ka dalë të tërheqë trofe prestigjiozë dhe vëmendjen e industrisë.

Nga Die Morina

Ka shumë histori suksesi që përfshijnë imigrantë shqiptarë në Zvicër, ku katër lojtarë futbolli me origjinë nga Shqipëria ose Kosova – Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Dzemaili kanë arritur majat atje.

Por asnjë nga këto tregime nuk është aq i mrekullueshëm sa ai i Rexhep Rexhepit, 31 vjeç, i cili ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në atdheun e tij të dytë në botën ekskluzive të orëve shumë të shtrenjta.

I fiksuar me orët zvicerane që fëmijë, sa herë që i ati, i cili punonte në Zvicër në vitet 1990 kthehej në shtëpi, ai “befasohej nga tingujt e orës së tij Tissot”, raporton një faqe interneti shqiptare në Zvicër, Albinfo.

I rritur nga gjyshja në Kosovë, Rexhepi u largua nga vendi kur shpërtheu lufta me Serbinë dhe iu bashkua të atit në Zvicër në moshën 12-vjeçare.

Atje, ëndrrat e tij të fëmijërisë rreth orëve do të bëheshin të vërteta, në një vend të njohur për çokollatën, bankat, orët e murit dhe ato të dorës.

I ati dëshironte që djali të bëhej avokat – por që nga momenti që Rexhepi mbërriti në aeroportin e Gjenevës dhe pa nëpër disa dyqane, ai e kishte të qartë se orët ishin pasioni i tij.

Sipas tij Zvicra “ishte si Disnejlend,” raporton Albinfo të thotë Rexhepi.

Megjithatë, hyrja në industrinë ekskluzive në Zvicër nuk ishte e lehtë për një refugjat.

Në moshën 15-vjeçare, Rexhepi hyri në shkollën prestigjioze Patek Philippe si një praktikant dhe kështu filloi udhëtimin e tij.

Pasi punoi me disa orëndreqës të tjerë, ai krijoi kompaninë e tij AkriviA në vitin 2012.

“Është një rast i rrallë që një nismëtar i pavarur të depërtojë në një industri të vjetër dhe konservatore, si prodhimi i orëve zvicerane”, shkroi revista amerikane Watch Time në një profil të botuar në tetor.

Në panairin e Baselworld të këtij viti, Rexhepi qe në qendër të vëmendjes me Chronometre Contemporain e tij, me çmim prej 58.000 frangash zvicerane ose 50,900 euro.

Përshkruar si një orë oficerësh e stilit të 1940, i rikrijuar për shekullin 21, ajo ishte “ora më mbresëlënëse e vitit 2018 dhe është tani një favorite për çmimin GPHG të këtij viti në kategorinë e orëve për meshkuj,” shkruan Watch Time në profilin e titulluar “Mbërritja e Rexhep Rexhepit”.

Të premten, në Gjenevë, Rexhep Rexhepi fitoi Çmimin e Madh për ora.

Ai e nisi AkriviA me 100,000 franga zvicerane. Sot, me pesë punonjës, përfshirë edhe vëllain e tij, orët artizanale të tij arrijnë çmime nga 55,000 deri në 240,000 franga zvicerane secila.

Të tjera media si faqja e njohur e internetit për ora Quill & Pad i vlerësojnë prodhimet e Rexhepit për ndërthurjen e mekanizmave të ndërlikuar.

Gazetari i një uebsajti tjetër, WatchGecko, tha se ndihej “pa fjalë” me modelet e fundit të Rexhepit në panairin e Baselworld 2018. “Ishte promovimi më i fuqishëm i Baselworld 2018 dhe padyshim i preferuari im,” shtoi ai.

“E nisa me 100,000 franga, të cilat i kisha grumbulluar mezi. Kam shkatërruar veten duke kursyer

Komento:
Loading...