Rama i jep zemër, policja e plagosur niset nesër drejt Stambollit (Video)

0
13
Loading...

Policja Ina Nuka, e cila humbi gishtat e dorës gjatë protestës së dhunshme sot para Parlamentit do të niset nesër për një kurim më të specializuar drejt Turqisë.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili e ka vizituar në orët e mbrëmjes në Spitalin e Traumës.

Në një postim në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me një video, Rama shkruan se pasi të jetë shëruar, vajza 26-vjeçare nga Peqini i ka kërkuar të luajnë një ndeshje basketbolli.

“Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim.

Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër.

Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty”.

 

Komento:
Loading...