Peruja dhe Kolumbia marrëveshje në fushë për lënë Kilin jashtë botërorit

0
16

Po bën xhiron e botës pamjet nga ndeshja mes Perusë dhe Kolumbisë për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018” për zonën e Amerikës Latine.

Ndeshjet po zhvilloheshin në të njëjtin orar dhe Kili po mundej nga Brazili ndërsa i interesonte humbja e Perusë ose Kolumbisë që po luanin me njëra tjetrën. Por, mesa duket këto të dyja ranë dakord ta mbyllin ndeshjen barazim pasi u mjaftonte të dyjave nga një pikë, që të kualifikoheshin për në Kupën e Botës.

Mediat kanë fiksuar lojtarin e Kolumbisë, Çara, që u fut në lojë në minutën e 85-të, teksa flet me Falkaon sapo futet në fushë, dhe më pas është Falkao që flet me lojtarët e ekipit të Perusë, për ta lënë ndeshjen në barazim. Shihni pamjet…

Komento: