Ofertë konkrete, Buffon mund të bëhet ministër

0
15

E kishit menduar ndonjëherë se Buffon mund të ishte ministër? Ja pra, fama bën të vetën dhe legjenda e futbollit italian mund ta realizojë sapo të varë dorezat. Kapiteni i Juventusit dhe kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, përflitet se ka marrë një ofertë për karrierën e tij pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Për Buffon, është gati posti i Ministrit të Sporteve në qeverinë italiane.

Sipas të gjitha gjasave, portieri italian mendohet se do të lërë përfundimisht futbollin në fund të sezonit, menjëherë pas Botërorit të “Russia 2018”. Në atë kohë do të jetë 40 vjeç. Ai ka deklaruar se nuk është i interesuar për ndonjë rol trajneri, por pritet të jetë në bordin e drejtorëve të Juventus.

Sidoqoftë, Buffon ka edhe një mundësi tjetër në horizont. Vittorio Sgarbi, kreu i partisë “Rilindja” në Itali, është shprehur: “Nëse ne fitojmë zgjedhjet, Buffon do të jetë Ministri i ri për Sportet. Ai është një njeri i balancuar, përfaqëson të gjithë kombëtaren dhe tani që po tërhiqet, mund t’i futet politikës.” Gjithsesi, Buffon nuk është prononcuar rreth kësaj oferte.

Komento: