Njihuni me ‘armiqtë ushqimorë’ të trurit!

0
417

Ushqim i shëndetshëm ndërton tru të shëndetshëm

“Furnizimi” i organeve me energji dhe lëndë ushqyese ka një hierarki të caktuar, ku truri vjen i pari, pastaj gjithë të tjerët. Pra, në njëfarë mënyre, truri ynë është VIP ndër organet tona. Ja se si ushqimi ndikon në trurin tonë nëpërmjet këtyre 3 mënyrave:

Vetë qelizat kanë nevojë për ushqim të përshtatshëm

“Mielina” që luan rolin e izolantit që mbështjell neuronin dhe izolon elektricitetin që ai përcjell, përbëhet kryesisht nga acide lyrore esenciale. Trupi ynë nuk i prodhon dot vetë këto yndyra dhe mangësia e tyre mund të sjellë vonesa në transmetimin e impulsive nervore.

Neuro-përcjellësit si serotonina, dopamina dhe adrenalina transmetojnë mesazhe nga një qelizë në tjetrën dhe ndikojnë në gjendjen tonë shpirtërore si dhe në mendimet dhe veprimet tona. Disa nga lëndët ushqyese që ne marrim me ushqimet bëhen pjesë e këtyre lëndëve kimike tejet të rëndësishme për performancën tonë mendore.

Me shumë gjasa, janë pikërisht këto neuro –transmetues shpjegimi biologjik për lidhjen “ushqim-mendim”.
Secili nga këto 3 monopate ka nevojë për lëndë ushqyese specifike të cilat, së bashku mundësojnë mbarëvajtjen e punës dhe rolit jetik që truri luan për organizmin tonë. Mendojeni si një qark elektrik ku mjafton një shkëputje e vogël për të shkaktuar dëmtim të funksionit të tij.

“Bllokues të trurit”

Alkool;
Ushqime artificiale;
Ngjyrues;
Ëmbëltues artificial;
Pijet me gaz të tipit kola;
Kremrat e pastiçerisë;
Pije me sheqer;
Yndyra të hidrogjenizuara (margarina);
Nikotina;
Mbi-ngrënia;
Buka e bardhë.

/Nga Blerina Bombaj, dietologe

Komento:
Loading...