Një psikiatër i Harvardit thotë se 3 gjëra përbëjnë sekretin e lumturisë

0
369
Loading...

Lumturia është një prej gjërave më të rëndësishme në jetë, e megjithatë është edhe më e vështira për t’u studiuar. Psikiatri Robert Valdinger është drejtor i Studimeve të Zhvillimit të të Rriturve në Harvard, një prej më të plotëve që është kryer ndonjëherë. Ai ofron 3 prej sekreteve të lumturisë, bazuar në dy studime të kryera kohët e fundit.

1. Marrëdhënie të ngushta

Burrat në të dy grupet e studimit të Harvardit të cilët raportuan se ishin më pranë familjes, miqve ose bashkësisë së tyre, ishin të lumtur dhe më të shëndetshëm se homologët e tyre më pak socialë. Ata gjithashtu prireshin të jetonin më gjatë. Për krahasim, njerëzit që thanë se ishin të vetmuar raportuan se ndiheshin më pak të lumtur. Ata gjithashtu kishin një gjendje më të keqe fizike dhe mendore. Një rishikim i dhjetra studimeve të botuar në revistën “Social and Personality Psychology Compass” sugjeron se vetmia mund të ndikojë në funksionimin mendor, gjumin dhe mirëqenien, gjë e cila nga ana e vet, rrit rrezikun e sëmundjeve dhe vdekjes.

2. Cilësia (jo sasia) e marrëdhënieve

Nuk ka rëndësi që thjesht të jesh në një marrëdhënie. Çiftet e martuara që thoshin se debatonin vazhdimisht dhe kishin dashuri të ulët për njëri-tjetrin (që studiuesit e quanin “martesa me konflikt të lartë”) ishin në të vërtetë më pak të lumtur sesa njerëzit që nuk ishin aspak të martuar, zbuloi studimi i Harvardit. Megjithatë, efekti i cilësisë së marrëdhënies duket të varet disi nga mosha. Një studim i vitit 2015 i botuar në revistën “Psikologjia dhe Plakja”, që ndoqi njerëzit për 30 vjet, zbuloi se numri i marrëdhënieve njerëzore ishte, në fakt, më i rëndësishëm për njerëzit në të 20-tat e tyre, por cilësia e marrëdhënieve kishte një ndikim më të madh social dhe psikologjik në mirëqenie, kur njerëzit ishin në moshën 30-vjeçare.

http://www.bota.al/wp-content/uploads/2017/08/Screen-Shot-2017-08-29-at-14.42.58.jpg

3. Martesa të qëndrueshme, mbështetëse

Të qenit i lidhur shoqërisht me të tjerët nuk është vetëm gjë e mirë për shëndetin tonë fizik. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e rënies mendore. Njerëzit të cilët ishin martuar pa u divorcuar, ndarë, apo pasur “probleme serioze” deri në moshën 50 vjeç, performuan më mirë në testet e kujtesës, se sa të tjeët, u zbulua nga studimi i Harvardit. Dhe hulumtime të tjera e mbështesin këtë. Një studim i vitit 2013 në revistën PLOS ONE zbuloi se martesa, mes faktorëve të tjerë, ishte e lidhur me një rrezik më të ulët çrregullimeve mendore dhe dementias. E gjithë kjo sugjeron që marrëdhëniet e forta janë kritike për shëndetin tonë. Shoqëria i kushton shumë rëndësi pasurisë dhe të dhënit pas punës, tha Valdinger. “Por pa pushim, gjatë këtyre 75 viteve, studimi ynë ka treguar se njerëzit që shfaqeshin më së miri ishin ata që u kushtoheshin marrëdhënieve, familjes, miqve, komunitetit”.

Komento:
Loading...