Një orë pasi kishte marrë detyrën, ekzekutohet kryebashkiaku meksikan

0
84
Loading...

Kryebashkiaku i Tlaxiacos, një qytet në Oaxaca të Meksikës, është ekzekutuar me armë zjarri vetëm një orë pasi kishte bërë betimin. “El Pais” shkruan se sulmi kundër Alejandro Aparicio-s ndodhi ndërsa ai po kalonte nëpër rrugët e komunës pas ceremonisë së marrjes së detyrës.

Dy agresorët hapën zjarr kundër kryetarit të komunës dhe këshilltarëve që po e shoqëruan atë, sipas raporteve të para të policisë. Aparicio dhe katër të tjerë, u dërguan në spital për kujdes mjekësor.

Kryetari i komunës, i cili u plagos nga një plumb në gjoks, nuk i rezistoi dot plagëve dhe vdiq pas mbërritjes në qendrën shëndetësore. Vdekja e tij u konfirmua dhe nga senatori Solomon Jara. Një nga të lënduarit, mbetet ende në gjendje të rëndë, sipas Prokurorisë.

Kryebashkiaku Alejandro Aparicio, ishte pjesë e partisë së Presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, i cili mori detyrën rreth një muaj më parë.

Aparicio është kryebashkiaku i dytë i vrarë në epokën López Obrador. Më 16 dhjetor, Olga Kobel, kryebashkiakja e bashkisë së Juarez (Coahuila, në veri të vendit), u gjet e vdekur me shenja të dhunës pasi u zhduk për gjashtë ditë.

Prokuroria e Shtetit ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasje, duke përfshirë një kontraktues të qeverisë komunale që kishte pasur një marrëdhënie romantike me Kobelin.

Komento:
Loading...