Një lama mund të shpëtojë botën nga koronavirusi

0
152

Një lama në Belgjikë mund të jetë “çelësi” për të shfarosur koronavirusin, duke i dhënë fund pandemisë që ka mbërthyer globin.

Studiuesit e Universitetit të Teksasit, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë dhe të Belgjikës zbuluan se antitrupat që gjenden tek ky lama 4-vjeçar mund të luftojnë Covid-19.

Vite më parë, kur studionin dy forma të mëparshme të koronavirusit, SARS dhe MERS studiuesit gjetën një antitrup të caktuar tek lama që neutralizonte proteinën spike të koroviruseve. Proteina në fjalë është pjesa që sulmon qelizat e tona të shëndetshme.

Ekipi ka formuar tanimë një antitrup të ri që është shumë premtues për trajtimin e SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, duke lidhur dy kopje të antitrupave të lamës që funksionuan kundër virusit të hershëm SARS. Ata demonstruan se antitrupi i ri neutralizon të gjitha viruset që kanë proteina spike.

Shkencëtarët u frymëzuan nga antitrupat e prodhuar nga një lamë e quajtur Winter për të zhvilluar antitrupin e tyre sintetik kundër SARS-CoV-2. Winter jeton në një fermë në një fshat belg dhe po cilësohet nga shkencëtarët si shpresa jonë më e madhe kundër virusit.

“Ndërsa ne po punonim në këtë projekt, koronavirusi i ri SARS-CoV-2 u shfaq dhe proteinat spike e SARS-CoV-2 dhe SARS janë mjaft të ngjashme”, tha Jason McLellan, profesor i asociuar i biologjisë molekulare dhe autori i studimit, “ne menduam se mbase ky anti-trup mund të lidhej nëse e izolonim, do të lidhej edhe me këtë.”

Për dallim nga shumica e vaksinave, të cilat duhet të futen në trup muaj para infeksionit në mënyrë që të jenë efektive, terapia me antitrupa funksionon pothuajse menjëherë, tha McLellan. Një trajtim i mundshëm duke përdorur antitrupat e lamës mund të sigurojë mbrojtje të shpejtë për popullatat e cenueshme siç janë njerëzit e moshuar dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

“Menjëherë pas injektimit, ata do të kenë imunitet ndaj këtij virusi”, tha McLellan.

Ekipi do të fillojë së shpejti testimin e antitrupat tek kafshët, i cili do të bëhet nga studiuesit në Belgjikë. McLellan tha se ata mund të përparojnë në sprovat njerëzore në rreth dy muaj.

Ende pyesni veten se si lama nga Belgjika hyn në lojë? Ndërsa njerëzit prodhojnë vetëm një lloj antitrupi për të luftuar viruset, llamba prodhon dy, një që është e përmasave të ngjashme me ato që gjenden tek njerëzit, dhe një që është më e vogël dhe potencialisht më e mirë për të sulmuar virusin COVID-19.

“Antitrupat më të vegjël mund të kenë më shumë mundësi të godasin proteinat spike që antitrupat tipike të njeriut nuk munden, duke i dhënë organizmit një shans më të mirë në neutralizimin e koronavirusit”, thotë Javaid. Përveç kësaj, antitrupat e lamave në përgjithësi gjithashtu manipulohen lehtësisht, do të thotë se ato mund të shkrihen me antitrupa të tjerë njerëzorë.

Në të gjithë botën, shumë ekipe kërkimore janë duke garuar për të gjetur një trajtim efektiv për koronavirusin.

“Gjërat po lëvizin shpejt”, tha McLellan. Ai është i sigurt se antitrupat e gjetura tek Winter do të jenë një nga metodat më të dobishme për të luftuar koronavirusin.

Komento:
Loading...