Nga Tom Hanks te Salma Hayek, ja kush janë 15 VIP-at që vuajnë nga diabeti

0
18

Disa këshilla nga personazhet e famshëm se si të jetojnë diabetikët pa probleme

Diabeti (diabet mellitus) është një gjendje kronike që mund të jetë e lidhur me shëndetin e sëmurë, veçanërisht në qoftë se ai është kontrolluar dobët. Diabeti ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë dhe/ose trupi bëhet rezistent ndaj veprimit të insulinës. Prodhuar në pankreas, insulina është një hormon që rregullon sasinë e glukozë-s në gjak (sheqerin në gjak). Sheqeri në gjak është karburanti i nevojshëm i qelizave për të funksionuar. Kur ai mbetet i lartë gjatë shumë viteve, enët e gjakut dhe nervat dëmtohen, duke shkaktuar komplikime të rënda. Diabeti është një shkak i zakonshëm për verbërinë, dështimin e veshkës, shëndetin e dobët kardiovaskular dhe disfunksion erektil (impotencë). Numri i njerëzve me diabet është rritur në më shumë se 300% brenda 20 viteve të fundit edhe pse gati gjysma e njerëzve me diabet të tipit 2 mbeten të padiagnostikuar.

Tipet e diabetit

Ekzistojnë dy lloje diabetesh, me shkaqe shumë të ndryshme:

Diabeti mellitus tipi I –  ndodh kur qelizat e insulinës brenda pankreasit vdesin. Injeksion-et afatgjata të insulinës janë të nevojshme.

Diabeti mellitus tipi II –  përbën tipin më masiv të diabetit, dhe shpesh shfaqet gjatë ose pas moshës së mesme. Obezitet-i është një faktor që favorizon shfaqjen e tij në këto mosha. Diabeti i llojit 2 është një sëmundje progresive–rreth 30% e njerëzve me këtë sëmundje do të kërkojnë injektim-in e insulinës për të kontrolluar simptomat e tyre. Të tjerët mund të mbahen nëpërmjet dietës, të ushtruarit, dhe ilaçeve orale për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak brenda trupit. Këto ilaçe janë njohur si agjentë hipoglikemikë oralë.

Të jetuarit me diabetin

Diabet-i është një gjendje serioze që kërkon një mbikqyrje të rreptë mjekësore dhe një monitorim të kujdesshëm nëpërmjet test-it të sheqerit në gjak për të parandaluar ose vonuar komplikacion-et. Njerëzit me një kuptim të drejtë për mënyrën sesi ato mund të menaxhojnë gjendjen e tyre tentojnë që të përmirësohen. Nëse ju keni diabet, idealisht, ju duhet të kuptoni:

Natyrën e diabetit tuaj;

-Nevojën për një mbikqyrje të rreptë mjekësore;

Veprimin dhe efektet anësore të agjentëve hipoglikemik oralë ose insulinën;

-Si të njihni simptomat e nivelit të lartë të sheqerit në gjak (hiperglikemi) dhe sheqerit të ulët në gjak (hipoglikemi) dhe sesi ti minimizoni ato;

-Parimet e mira të të ushqyerit. Idealisht, konsultohuni me një dietolog. Njerëzit që janë mbipeshë përfitojnë shumë nga reduktimi i peshës;

-Nevojën për ushtrime ditore;

-Rëndësinë e monitorimit të sheqerit në gjak. Kjo kërkon një aparat për shpimin e gishtit dhe testimit të gjakut;

-Nevojën për të hequr dorë nga pirja e duhanit, pasi ky është një faktor i madh rreziku për shumë prej komplikimeve të përjetuara nga individët me diabet.

Monitorimi i trajtimit

Vizitat e rregullta tek mjeku juaj ose Endokrinolog-u janë thelbësore. Ata ka të ngjarë të rekomandojnë shqyrtimin okular për të monitoruar shëndetin e syrit, dhe të mbikëqyrin aspektet e tjera të kujdesit të diabetit, të tilla si shëndeti i veshkave, këmbëve dhe kujdesit të lëkurës. Edukatorët e diabetit dhe dietologët janë gjithashtu të përfshirë rregullisht në edukimin e pacientëve në aspekte të ndryshme të menaxhimit të diabetit.

Të famshmit më diabet

Diabeti mund të prekë çdo njeri. Faktorë rreziku që favorizojnë shfaqjen e diabetit janë trashëgimia, apo personat me familjarë me diabet, moshat  mbi 45 vjeç, obeziteti dhe mbipesha, sasia e lartë e kolesterolit në gjak, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme, tensioni i lartë i gjakut, konsumimi i shtuar i lëndëve me përmbajtje të lartë sheqeri, gratë me diabet gjatë barrës apo që kanë lindur fëmijë me peshë të madhe, të sëmurë që mjekohen me kortizonikë për sëmundje të ndryshme,personat që bëjnë infeksione të shpeshta, gratë me mykoza të vazhdueshme gjenitale, etj. Pra, janë të shumtë edhe personazhet e famshëm që janë diabetikë. Gazeta “Tirana Observer” ka përzgjedhur 15 nga VIP-at që janë diabetikë, si e kanë zbuluar ata diabetin dhe si jetojnë me të.

Komento: