Në Shkup dhe Sofje deklarata inkurajuese për datën për negociata dhe për problemin me emrin

0
134
Loading...

134115688.jpg

Shkup, 17 shkurt – Presidentët e Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Gjorge Ivanov dhe Rumen Radev, i cili është për vizitë në Maqedoni, do të inicojnë nënshkrim të marrëveshjes për bashkëpunim strategjik midis dy vendeve. Në konferencë për shtyp, mes tjerash ata kanë folur për Marrëveshjen për fiqinjësi të mirë dhe për kontestin për emrin që Maqedonia e ka me Greqinë.

Radev deklaroi se Sofja mbështet zgjedhje të kontestit për emrin midis Shkupit dhe Athinës i cili nuk do të përfshijë pjesë territoriale nga Bullgaria dhe nuk do të përfshijë palë të treta. Pozicioni i Bullgarisë është i qartë, zgjidhja e kontestit për emrin me Greqinë të mos përmbajë përcaktues gjeografik i cili në vete do të përfshijë pjesë territoriale nga Bullgaria, Bullgaria, sipas tij nuk planifikon vendosjen e kurrfarë sanksioneve ndaj Maqedonisë në aspektin e integrimit evropian dhe euroatlantik, në aspektin e negociatave për emrin dhe  shtoi se këto negociata ndikojnë edhe në Bullgari, por nënvizoi se beson se do të gjendet zgjidhje e pranueshme edhe për Maqedoninë dhe për Greqinë, por që nuk do të ketë ndikim në palën e tretë.

Ivanov tha se negociatat për problemin që Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë do të vazhdojnë në KB, me çka pala në Maqedoni do të përpiqet që të gjendet zgjidhje e cila nuk do të jetë në dëm të palës së tretë dhe t’i përfshijë ata në proces.

 

Ivanov theksoi se i gjithë ky proces duhet të shohë drejt ardhmërisë, dhe jo të ngecë në çështje, të cilat mund të mbesin në të kaluarën.

“Marrëveshjen duhet ta shohim nga aspekti i ardhmërisë dhe për këtë arsye duhet të orientohet drejt ardhmërisë së marrëdhënieve tona, që të mos bllokohemi në hendeqet e çështjeve, për të cilat kemi mendim të ndryshëm. Këto çështje t’ua lëmë, atyre, të cilët janë të obliguar për to, ata janë akademikët e shkencave”, tha Ivanov.

 

Maqedonia dhe Bullgaria intensivisht punojnë në formimin e komisioneve të ekspertëve, nga të cilat njëra do të fokusohet në çështje nga historia dhe arsimi i dy vendeve, me qëllim për tejkalimin e dallimeve dhe mosmarrëveshjeve eventuale, porositën sot dy presidentët.

 

Në Sofje ishte edhe eurokomisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë Johanas Han, i cili deklaroi se  Bashkimi Evropian është “plotësisht i sigurt” se Maqedonia do ta zgjidhë kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë para korrikut. I pyetur nëse kontesti do të zgjidhet deri në fund të kryesimit bullgar, që përfundon në qershor, han u përgjigj se është “plotësisht i sigurt për këtë”.

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së Federika Mogerini, e cila gjithashtu ishte në Sofje tha se sialogu midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit është inkurajuese dhe se shpreson se së shpejti do të japë rezultate pozitive.

Presim se  kontesti për emrin do të zgjidhet dhe Maqedonia gjatë kryesimit bullgar do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, tha edhe ministrja bullgare Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Ajo shpreson se në takimin e Këshillit Evropian në qershor do të merret vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë.

Komento:
Loading...