Në këto 7 profesione femrat shqiptare paguhen më shumë se meshkujt

0
356
Loading...

Gjithmonë ka ekzistuar debati mes diferencës së pagës mes gjinive për të njëjtin pozicion pune.

Siç kanë treguar dhe të dhënat pa dallim kategorie, meshkujt janë paguar më shumë. Në një studim nga INSTAT, në vend janë shtatë kategori profesionesh, ku gratë paguhen më shumë se burrat.

1- Grup profesioni i parë “funksion drejtues administrativë dhe komercialë,” ofron një pagë 28% më të lartë për femrat sesa për meshkujt, duke kapur vlerën 146,143 lekë për drejtueset dhe menaxheret.

2- Profesioni i dytë në listë, nuk paguhet më shumë se meshkujt, por mbetet ndër profesionet më të paguara për femrat. “Specialiste të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit,” me një pagë mesatare 86,927 lekësh, 7% më e ulët se e meshkujve.

3- Të tretat në radhë janë sërish gratë drejtuese, kësaj here “drejtuese prodhimi dhe shërbimesh të specializuara,” me një pagë mesatare mujore 86,619 lekësh.

4- Në vend të katërt janë “ligjvënësit, nëpunës të lartë të administratës shtetërore apo drejtorë ekzekutivë,” ku paga mesatare e femrave është 3% më e lartë se e meshkujve.

5- “Asistente në administrim dhe biznes,” është grup – profesioni në vend të pestë, ku femrat paguhen 10.6% më shumë.

6- Në vend të gjashtë janë “punonjësit në profesionet e elektro-teknologjisë,” me 12.9% diferencë në favor të femrave.

7- Dhe në vend të shtatë janë “nëpunës të shërbimit të klientëve” me 12.3% diferencë.

Komento:
Loading...