Ndryshimi në ligj: Vetëm një banesë legalizohet, e dyta paguhet

0
19
Loading...

“Kush pastaj ka ngrehina të kategorisë së Bashkimit, Kujtimi, Agronit, Edmondit, Ramazanit, të largohet sa më shpejt që aty, të mos na dali përpara”.

Vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama ka bërë këtë deklaratë në parlament është depozituar një projektligj ku parashikohet ndryshimi i procedurave të legalizimit të ndërtimeve të paligjshme.

Në draft saktësohet se kur subjekti posedon më shumë se një ndërtim pa leje ai ka të drejtë të zgjedhë, me akt noterial, se për cilin do të përfitojë pronësinë e parcelës ndërtimore sipas çmimit favorizues të legalizimit.

Për ndërtimet e tjera zbatohet çmimi i përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, dhe tarifa e shërbimit, pavarësisht nga kategorizimi i funksionit të objekteve apo sipërfaqja e parcelës ndërtimore.

Në rast se subjekti nuk do të realizojë këtë procedurë, ai do të përfitojë çmim favorizues për ndërtimin me sipërfaqen më të vogël të parcelës ndërtimore. Edhe në rastet kur objekti transferohet në emra të tjerë, fatura do të jetë sipas çmimit të përcaktuar nga qeveria.

Megjithatë shtohet se pagesa bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare dhe me bono privatizimi. Megjithatë poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë përfundimin e procedurave administrative brenda 30 ditëve, nga paraqitja e kërkesës, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë.

Në total janë evidentuar 227 mijë objekte nga të cilat janë legalizuar deri me tani 150.000 objekte. Buxheti i shtetit do të përfitojë një shumë rreth 27 miliardë lekë nga procedurat e regjistrimit të pasurive.

Komento:
Loading...