Mundësoi fotografimin e vrimës së zezë, 29-vjeçarja shndërrohet në një yll botëror

0
55
Loading...

Ende e panjohur për publikun e gjerë në fillim të javës, shkencëtarja amerikane, Katie Bouman është bërë një yll botëror pas publikimit të mërkurën të imazhit të parë të një vrime të zezë, që u realizua falë algoritmit që ajo kishte krijuar.

“Nuk i besoj syve ndërkohë që imazhi i parë që kisha bërë i një vrime të zezë merrte formë”, shkruante të mërkurën gruaja 29-vjeçare në “Facebook”.

Nëse ky fenomen hapësinor njihet që prej shekullit XVIII, asnjë teleskop nuk kishte arritur të vëzhgonte një vrimë të zezë, për të mos folur që të arrite të kapte një foto.

Katie Bouman realizoi në vitin 2016 algoritmin e quajtur CHIRP, që mundësoi të krijohet një imazh duke filluar katër peta oktete (4 milionë miliard oktete) të dhëna të mbledhura nga tetë teleskopë në të gjithë botën, të koordinuar nga projekti Event Horizon Telescope (një oktet është një njësi kompjuterike që përbëhet nga tetë bite).

Volumi i të dhënave ishte aq i madhë sa që u desh të grumbullohej fizikisht të gjitha disqet e memorjes, ose disa qindra kilogramë materiale, në një vend të vetëm, në Uestford (Masaçusets), ku gjendet obeservator Haystack që varet nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT).

Komento:
Loading...