Mos hapni ngarkimet e dyshimta në e-mail, sepse mund ta aktivizoni virusin Locky

0
100

 

tec_1.jpg

Miliona adresa e-maili janë infektuar me malware të rrezikshëm, e cila mbyll skedarët në kompjuterin tuaj, për hapjen e të cilave hakerët kërkojnë dëmshpërblim në bitcoin.

Përdoruesit e e-mailit janë paralajmëruar pasi që 23 milionë mesazhe të infektuara me malware-n Locky janë dërguar në adresa të ndryshme nga kriminelët e kibernetikës – këtë javë.

E-mailat përmbajnë tema të ndryshme, si “please print” (ju lutem printoni), “photo” (foto), “documents” (dokumente) dhe “images” (imazhe) etj.

Mesazhet po ashtu vijnë me shtojcën ZIP dhe nëse ju shihni ndonjë mesazh të tillë nga ndonjë adresë e dyshimtë, mos klikoni në të, transmeton KosovaPress.

ZIP përmban skedarin Visual Basic Script (VBS) dhe nëse ekzekutohet, atëherë do të fillojë të shkarkojë virusin Locky.

Sapo procesi i enkriptimit të ketë përfunduar, ajo do të shtojë “.lukitus” extension në të gjithë skedarët e kompjuterit të infektuar të viktimës.

Hakerët do të kërkojnë nga viktima e pafajshme që të paguajë 0.5 bitcoin për të hapur serish skedarët.

Kampanja e ransomware është zbuluar nga AppRiver, i cili e ka përshkruar atë si kampanjën më të madhe që është parë në gjysmën e dytë të këtij viti.

Përdoruesit e e-mail sugjerohet të bëjnë një back-up të dosjeve të tyre për rastin më të keq të mundur.

Locky është njëri nga variantet më të suksesshme ransomware të të gjitha kohërave.

Komento: