Me modelin 7-Series, BMW rivalizon Mercedes S-Class (Foto)

0
397
Loading...

Ndryshimet që ka bërë Mercedes në S-Class janë pëlqyer shumë nga të gjithë dhe shitjet e tij kanë qenë të mëdha.

Kjo nuk po i përshtatet rivalit tjetër gjerman BMW dhe po përpiqet ta mposhtë me një makinë luksoze dhe sportive nga 7-Series.

Mirëpo, duke pasur parasysh se veturat nga kjo seri nuk janë vlerësuar shumë dhe shitjet gjatë vitit të kaluar kanë qenë të ulëta, po konsiderohet si një gabim i madh.

Njohësit e makinave, konsiderojnë se jo vetëm që nuk do t’i afrohet rivalit të tij, por do të dëmtohet materialisht në këtë përpjekje.

Në anën tjetër, zyrtarë nga BMW kanë deklaruar se do të bëjnë ndryshimet e nevojshme në 7-Series që do të tregojnë suksesin e duhur.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë përfshijnë ato, apo kur do të lansohet. /Telegrafi.com

Komento:
Loading...