Messi “udhëheq” Barçën, Mandzukic Juven, Roma jep spektakël, Bayern dhe PSG bëjnë detyrën

0
264
Loading...

Në ndeshjet e Grupit D të Champions League, Juventus ka fituar 2-1 ndaj Sporting Libonë në “Juventus Stadium”, ndërsa Barcelona mposhti 3-1 Olympiacos, në “Camp Nou”. Autogoli i Alex Sandro, pas 12 minutash, i dha avantazhin Sporting Lisbonë, ndërsa bardhezinjtë barazuan kur u mbush gjysmë ore lojë, me goditjen e dënimit të ekzekutuar në mënyrë shembullore nga Miraleim Pjanic.

Pesë minuta para fundit, Mario Mandzukic, i dha fitoren kampionëve të Italisë, duke shënuar golin e fitore, me një planzhon me kokë, pas krosimit të Dougla Costa. Juventus ka gjashtë pikë pas tre ndeshjeve të para dhe mban vendin e dytë me tre pikë më shumë se Sporting Lisbonë, ndërsa Barcelona kryesuese tre pikë më shumë. Në raundin e ardhshëm, bardhezinjtë do të shkojnë në Portugali.

Barcelona ka fituar 3-1 kundër Olympiacos dhe praktikisht është me një këmbë në 1/8-t e finaleve të Champions League. Katalanasit patën fat në rastin e golit të avantazhit, në minutën e 18-të, kur Nikoleau e çoi topin në rrjetën e tij. Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde mbeti me dhjetë futbollistë, tre minuta para fundit të pjesës së parë, pasi Gerard Pique u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Por edhe pse ishte me një futbollist më pak në fushën e lojës, Barcelona, shënoi dy herë në harkun e tre minutave, kur u mbush një orë lojë, duke mbyllur llogaritë ndaj kampionëve të Greqisë. Golin e dytë e shënoi Lionel Messi me goditje dënimi, goli numër 100 për argjentinasin në Champions League, ku është golashënuesi i dytë më i mirë pas Cristiano Ronaldo. Goli i tretë “u firmos” nga Lucas Digne, kurse Dimitrios Nikolaou shënoi golin e nderit për grekët.

Roma spektakël në Londër, por Chelsea merr barazimin

Ashtu edhe siç pritej, kryesfida e kësaj të mërkure në ndeshjet e treta të Champions League, Chelsea-Roma dhuroi spektakël në fushë dhe plot 6 gola.

Blutë e Chelsea kaluan në avantazh të dyfishtë, por Kolarov rihapi sfidën në minutën e 40 të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Dzeko shënoi dy gola dhe kaloi italianët në avantazh, por Hazard barazpeshoi shifrat në minutën e 75 të takimit.

Ndërkohë që ekipi tjetër italian, Juventusi i Massimiliano Allegrit u rikthye te fitorja, pas dy rezultatesh aspak pozitive në kampionat. Bardhezinjtë mposhtën jo pa vështirësi portugezët e Sportingut të Lisbonës, me rezultatin 2-1, ndërsa golin e fitores e shënuan vetëm pak minuta nga vërshëllima finale.

Bayern dhe Paris Saint Germain, bënë detyrën ndaj kundërshtarëve modestë. Kështu gjermanët e Heynckes mposhtën 3-0 Celtic-un, dhe PSG-ja triumfpo 0-4, në transfertën ndaj Anderlechtit.

Fitore të artë mori edhe Manchester United, në transfertën portugeze ndaj Benfikës. Rashford shënoi në pjesën e dytë dhe I dha 3 pikë të vlefshme skuadrës së Mourinhos, e cila kryeson grupin me 9 pikë.

Komento:
Loading...